Temperatura e lartë është temperatura me vlerë më të lartë se temperatura normale e trupit, dhe zakonisht shfaqet për shkak të infeksionit. Kur temperatura e trupit tuaj do të rritet disa gradë mbi vlerat e temperaturës normale të trupit, kjo është një shenjë e cila tregon se trupi juaj lufton kundër infeksionit dhe në fakt kjo nuk është një arsye për tu shqetësuar. Në fakt kjo tregon se trupi juaj është duke funksionuar në mënyrë normale sepse ka një zhvillim të mire të sistemit mbrojtës kundër mikroorganizmave. Prandaj nuk duhet të merrni menjëherë mjekim për ta ulur menjëherë temperaturën. Gjatë infeksionit, simptomat të cilat e shoqërojnë temperaturën janë ethet, dhimbjet e muskujve, mungesa e energjisë.
Çfarë e shkakton temperaturën e lartë?
Temperatura nuk është sëmundje, por simptomë e ndonjë sëmundje apo e ndonjë gjendjeje në organizëm. Një numër i madh i sëmundjeve mund të jenë të shoqëruara me temperature të lartë, por shkaqet më të shpeshta janë:
- Ftohja ose gripi
- Inflamacion I veshit
- Bronkiti
- Infeksioni I streptokokut
- Infeksionet urinare
- Mononukleoza
- Virusi I stomakut
Shpesh mund të keni temperaturë të lartë, dhe të mos keni simptoma të tjera të ndonjë sëmundjeje. Duhet të keni parasyshë se temperatura varion gjatë ditës. Disa kushte të caktuara për këtë janë stresi, shqetësimi, lodhja fizike, të veshurit me shumë rroba, stërvitja, cikli menstrual, disa lloje ilaçesh të caktuara mund t’jua rrisin temperaturën e trupit.
Cila është mënyra më e mirë për matjen e temperaturës?
Mënyra më e mire për matjen e temperaturës së trupit, është që ta vendosni termometrin nën sqetull, në formë orale ose rektale.
Këshilla rreth rritjes së temperaturës
Kur keni temperaturë, humbisni lëngje, prandaj duhet të pini sasi të mëdha të lëngjeve dhe të pushoni.
Antipiretikët do t’ju ndihmojnë për ta ulur temperaturën. Nëse fëmija juaj ka temperaturë, duhet të konsultoheni me mjekun pediatër i cili do t’ju këshillojë se si duhet të veproni. Situatë alarmante e cila kërkon vizitë të menjëhershme tek doktori, është temperatura e shoqëruar me ngrirje apo bllokim të qafës, me konfuzion / përhumbje dhe nervozizëm. Pavarësisht nga ngritja e temperaturës, sa herë që fëmija ju duket i sëmurë duhet të konsultoheni patjetër me mjekun pediatër të fëmijës tuaj dhe të ndiqni udhëzimet e tij. Rritja e temperaturës është simptom e ndonjë sëmundjeje dhe prandaj duhet të gjendet shkaku në mënyrë që të trajtohet në mënyrën e duhur. Me anë të trajtimit të saj, organizmit do ti rikthehet temperatura normale. Çdo fëmijë më pak se gjashtë muaj, i cili ka temperaturë, duhet që po të njejtën ditë të vizitohet nga mjeku pediatër. Për foshnjat nga gjashtë muaj deri në një vjeç, duhet të kontaktoni mjekun në rast se temperatura zgjat më tepër se 24 orë.