Terapi rrezatuese për trajtimin e kancerit të mushkërive

Kanceri i mushkërive është zakonisht sëmundje e cila shfaqet tek meshkujt dhe shkaku kryesor i vdekjes tek të dyja gjinitë në krahasim me kanceret e tjera. Për një sukses më të madh të trajtimit është i rëndësishëm diagnostikimi i hershëm i sëmundjes.  Radioterapia luan rol në trajtimin e kancerit të mushkërive, dhe është një lloj trajtimi i cili përdor rreze X me energji të lartë, duke ndikuar tek qelizat kancerogjene. Dr. Sllavica Kraleve, onkologe në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’ shpjegon se trajtimi i kancerit të gjirit mund të jetë lokal siç është kirurgjia dhe radioterapia dhe përdorimi sistematik i kimioterapisë, terapia e qëllimshme dhe imunoterapia.  Radioterapia në trajtimin e kancerit të mushkërive, kryhet si trajtim primar para operacionit në kombinim me kimioterapi, me qëllim që të zvogëlohet tumori në mënyrë që të krijohet mundësia për ta mënjanuar atë me anë të kirurgjisë.

Gjithashtu, radioterapia luan rol edhe pas kryerjes së trajtimit kirurgjik,  me qëllim që të sigurohet kontrolli  më i mirë lokal i sëmundjes – të zvogëlohet rreziku i përsëritjes së sëmundjes në vendin në të cilin është mënjanuar tumori, duke bërë të mundur edhe zvogëlimin e rrezikut të përhapjes së sëmundjes edhe në organe të tjera.  Fatkeqësisht, kanceri i mushkërive shpesh zbulohet në faza kur është e pamundur kryerja e trajtimit kirurgjik, dhe atëherë, radioterapia, në kombinim me terapinë sistemike, aplikohet si trajtimi përfundimtar, dhe shumë shpesh si trajtim paliativ, me qëllim për të kontrolluar disa simptoma të shkaktuara nga kanceri, siç është frymëmarrja me vështirësi, gjak në pështymë dhe dhimbja.

Para fillimit të radioterapisë

Para fillimit të trajtimit me terapi rrezatuese, për çdo pacient është e nevojshme që të bëhet përgatitja për trajtimin me rrezatim, e cila përfshin simulimin kompjuterik, skanimin kompjuterik të kraharorit, në një pozicion të përcaktuar rreptësisht të pacientit, pas të cilit vijon përgatitja e planit për trajtimin me rrezatim.  Duke pasur parasyshë se mushkëritë janë organe të cilat lëvizin, si rezultat i marrjes dhe nxjerrjes së frymës,  simulimi kompjuterik zakonisht bëhet në tre faza, gjatë frymëmarrjes së thellë,  nxjerrjes së thellë të frymës dhe gjatë frymëmarrjes normale. Kjo na mundëson marrjen e imazheve kompjuterike, dhe përshkrimin e tumorit gjatë tre fazave, dhe sëbashku me të edhe përcaktimin e saktë të volumit të rrezatimit, dhe në të njejtën kohë përjashtohet mundësia që gjatë kohës së rrezatimit, tumori të gjendet jashtë volumit të rrezatimit të parashikuar.

Radioterapia e jashtme

Zakonisht, gjatë trajtimit të kancerit të mushkërive aplikohet rrezatimi i jashtëm me përdorimin e akseleratorit (përshpejtuesit). Në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’ është në dispozicion për pacientët akseleratori TRILOGY, i cili lejon jo vetëm përdorimin e teknikave moderne në trajtimin e kancerit, por edhe ndjekjen e trajtimit rrezatues dhe zbatimin e tij të saktë nëpërmjet mundësisë së përdorimit të teknologjisë të udhëhequr nga fotografimet (IGRT). Përdorimi i teknikave moderne në radioterapi është tepër i rëndësishëm, sepse mundëson arritjen e dozave të larta drejt tumorit dhe mbrojtje maksimale të indeve të shëndetshme, duke mundësuar në këtë mënyrë arritjen e trajtimit më të suksesshëm të kancerit.  Terapia rrezatuese e jashtme kryhet çdo ditë nga e Hëna  në të Premte  me përjashtim të fundjavës.  Numri i trajtimeve me rrezatim, përcaktohet nga doktori në varësi të qëllimit për kryerjen e radioterapisë.

Si mund të zvogëllohet rreziku i shfaqjes së kancerit në mushkëri?

Kanceri i mushkërive është sëmundje e cila i më së shumti prek gjininë mashkullore.  Heqja dorë nga pirja e duhanit, është një nga hapat më të rëndësishme që mund të bëj çdo person për të ndihmuar në reduktimin e shfaqjes së rrezikut të kancerit të mushkërive. Shmangni ekspozimin nëpër ambiente me ajër të ndotur nga tymi i duhanit, kryeni ushtrime dhe ushqehuni shëndetshëm.  Mos i harroni asnjëherë kryerjet e kontrolleve të rregullta mjekësore, gjatë të cilave sëmundja mund të zbulohet në fazë asimptomatike.

Avantazhet e TRILOGY në trajtimin  e kancerit të mushkërive

Akseleratori TRILOGY mundëson monitorimin e tumorit gjatë terapisë rrezatuese.  Kjo është veçanërisht e rëndësishme në trajtimin e kancerit të mushkërive, në të cilin për shkak të frymëmyrrjes, tumori lëviz vazhdimisht duke e ndryshuar vendndodhjen.  Në këtë mënyrë tumori shkatërrohet saktësisht  me anë të dozës së lartë të rrezatimit.  E gjithë kjo, e rrit në mënyrë të ndjeshme suksesin e trajtimit të kancerit të mushkërive. 

Shpërndaj