Shumë prindër, duke u udhëhequr nga vlerat e zmadhuara të ASTO testit antistreptolizin, fëmijës i japin terapi me qëllim për ta ulur vlerën e ASTO. Dr. Svetllana Krstevska Bllazhevska, mjek pediatër, shpjegon se vetëm titri i zmadhuar i ASTO pa manifestimet tjera klinike të sëmundjes tregon se fëmija ka kapërcyer ndonjë infeksion streptokokë, dmth. infeksion në fyt, përkatësisht angjinë. Në këto raste mjekët pediatër këshillojnë se nuk ka nevojë për terapi. Është e nevojshme vetëm të ndjeket në intervale përkatëse kohore.
Çfarë provohet me këtë test?
Me matjen laboratorike të titërit të ASTO tregohet prezenca dhe sasia e antitrupave që organizmi i ka krijuar kundër baterisë nga grupi A Streptococcus (GAS) ose Streptococcus pyogenes. Kjo bakteri është një nga shkaktaret më të shpeshta të infeksioneve midis popullatës njerëzore. Te fëmijët këtë bakteri e shkakton angjinën streptokoke, pezmatimin e fytit, pastaj skarlatinë, inflamacionin e veshëve, sinusitin, dhe më rrallë infeksionet e lëkurës, pneumoni dhe artriti.
Testi pozitiv nuk tregon se fëmija ka infeksion aktual
Matja e titrit të ASTO nuk ka rëndësi në vërtetimin për ekzistimin e faringitit ose tonsilitit (inflamacion i tonsilëve). ASTO testi pozitiv vërteton infeksionin e kaluar. Nëse fëmija nuk ka temperature, nuk ka parametra të zmadhuara për infeksion bakterial ( p.sh. leukocitet, sedimenti, C- proteinë reaktive) dhe nëse nuk ka simptome të tjera siç janë dhimbja ose ënjtja në kyçet, urtikaria, testi antiseptolizin nuk ka ndonjë rendësi praktike në vendosjen e diagnozës për infeksion aktual me streptokokë piogene ose komplikim nga infeksioni. Për vërtetim të infeksionit të fytit ose tonsilët me streptokokë piogene është e nevojshme që të merret mostër (strisho) nga fyti.
ASTO mund të detektoj ethe reumatike dhe inflamacion i veshkave
ASTO- titri pozitiv është test i dobishëm gjatë vendosjes së diagnozës kur dyshohemi për komplikime të mundshme të streptokokës piogene. Këto komplikime janë ethet reumatike dhe glomerulonefrit. Këto komplikime krijohen shumë rrallë nëse infeksioni aktiv me streptokokë piogene është trajtuar në mënyrë përkatëse me antibiotik. Titri antiseptolizin fillon të rritet më së paku një javë pas fillimit të infektonit bakterial, ndërsa vlerën më të madhe e arrin 3-5 javë pas fillimit të infeksionit me streptokokë piogene. Gjatë marrjes së vlerave të titrit, pas infeksionit me streptokokë piogene, është e nevojshme që të bëhet kontroll të titrit pas 10-14 ditësh nga analiza e mëparshme. Nëse vlera e ASTO, rritet domethënë se sëmundja ende është active , nëse titri ulet, domethënë se sëmundja po qetësohet.
Më se voni gjatë 12 muajsh pas infeksionit vlerat kthehen në nivelin normal
Nëse infeksionet nuk përsëriten , titri i ASTO për 6-12 muaj duhet të kthehet në vlerën normale. Vazhdimisht vlerat e rritura të ASTO tregojnë se fëmija ka qenë në kontakt me bakterin streptokokë piogene. Bakteria e ka nxitur trupin për të krijuar antitrupa, përkatësisht ASTO, por mbrojtja e brendshme e organizmit ka arritur ta ndalojë zhvillimin e sëmundjes. Nëse në periudhë nga 6-12 muaj titri i ASTO rritet, dhe nëse shkaku më i shpeshtë për këtë janë inflamacionet e përsëritura të bajameve pa simptoma tipike, si opsion për zgjidhjen e gjendjes rekomandohet tonsilektomia (heqja e bajameve).
Vlerat normale e titrit antistreptolizin varen nga mosha e pacientit dhe vlerat referente në laboratorin që bën testin. Megjithatë, vlera normale e titrit të ASTO është 150-200IU/ml.