Trajtim profesional për foshnjat e lindura parakohe

Departamenti i kujdesit intenziv neonatal në “Acibadem Sistina”  qëndron përballë sfidave më të mëdha dhe më të komplikuara në mjekësipër të shpëtuar jetën e foshnjave të porsalindur të cilët janë të sëmurë në gjendje kritike, por edhe për fëmijët më të vegjël të lindur parakohe. Për funksionimin e suksesshëm të departamentit të vetëm të këtij lloji përsa i përket spitaleve private, në vend dhe në rajon, biseduam me Dr. Dushko Fidanovskin, shef i departamentit pediatrik në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Departamenti i kujdesit intenziv neonatal në “Acibadem Sistina”  qëndron përballë sfidave më të mëdha dhe më të komplikuara në mjekësipër të shpëtuar jetën e foshnjave të porsalindur të cilët janë të sëmurë në gjendje kritike, por edhe për fëmijët më të vegjël të lindur parakohe. Për funksionimin e suksesshëm të departamentit të vetëm të këtij lloji përsa i përket spitaleve private, në vend dhe në rajon, biseduam me Dr. Dushko Fidanovskin, shef i departamentit pediatrik në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Që kur funksionon departamenti intenziv neonatal në spitalin klinik “Acibadem Sistina” dhe cili është qëllimi i tij?

Disponon moduset më bashkëkohore të ventilimit mekanik, modele joinvazive të ventilimit mekanik, ushqim total parenteral dhe enteral. Me investimin në inkubatorin më bashkëkohorë transportues, departamenti ofron mundësi edhe për transportin e fëmijëve të porsalindur të sëmurë në gjendje kritike. Departamenti kujdeset për shëndetin dhe mirëqenjën e të porsalindurit pavarësisht nëse fëmija është në gjendje kritike apo jo, fëmijë të lindur parakohe apo foshnja të cilët kanë nevojë për monitorim special.  Që nga hapja e spitali klinik “Acibadem Sistina” ka filluar funksionimin e vet edhe departamenti i kujdesit intenziv neonatal, me të cilin jemi bërë spitali i vetëm privat me një aktivitet të tillë në Maqedoni dhe në rajonet më gjërë.

Cilat janë gjendjet të trajtohen në këtë department?

Në departamentin tonë trajtohen  foshnjat e lindura parakohe, trajtohen gjendje të cilat janë të lidhura me papjekurinë – asfiksionin, probleme me ushqimin (nevoja për një regjim të veçantë ushqimi), infeksionet, si dhe gjendje të cilat kërkojnë kujdes postkirurgjikal për të porsalindurit të cilët kanë nevojë për trajtim kirurgjikal.

Cila është pesha më e vogël e foshnjave të mbijetuara që ka marrë kujdes në këtë department?

Një nga foshnjat më të vogla të mbijetuara që tashmë ka një jetë të mirë dhe cilësore me pasoja minimale është një foshnjë e lindur me peshë trupore 670 gram. Tashmë kjo foshnjë është në moshën 3 vjeçare dhe ka një rritje dhe zhvillim normal. Kur bëhet fjalë për foshnjën më të vogël të mbijetuar në kujdesin tonë intenziv, është foshnja e lindur në javën e 25 –të gestatike. Foshnja kishte komplikime të cilat janë të pritura për këtë pjekuri, megjithatë këto komplikime janë kapërcyer dhe tashmë fëmija është në moshën 2.5 vjeçare,  me një rritje dhe zhvillim të mirë. Këta fëmijë të papjekur, të lindur kaq herët, zakonisht kërkojnë qëndrim dhe trajtim në njësitë e kujdesit intenziv, nga 2-4 muaj.

Çfarë pajisjesh disponon departamenti?

Departamenti disponon pajisjet më bashkëkohore për qëndrimin dhe kujdesin e të porsalindurve në inkubator (inkubator dhe shtrat të ngrohtë të njohur si baby term), monitorim (24 orë monitorim të parametrave jetike) dhe ndihmë gjatë frymëmarrjes (aparat invaziv dhe joinvaziv për mbështetje respirative – respiratorë). Gjithashtu, duhet përmendur se disponojmë aparaturën më bashkëkohore diagnostikuese (eko dhe rëntgen – diagnozë e cila vendoset në vendin në të cilin qëndron fëmija, me anë të të cilit për një kohë shumë të shkurtër mund të vendoset diagnoza e saktë.

Departamenti disponon një ekip të lartë dhe profesionalë mjekësh dhe infermieresh të cilët janë të trajnuar për të punuar në njësitë e kujdesit intenziv dhe për kryerjen e transportit të të porsalindurve.

Një nga avantazhet është edhe transporti i fëmijëve të sëmurë në gjendje kritike?

Shërbimi i transportit urgjent neonatal  (NITS) është një transport mjekësor i specializuar i cili kryen transportin nga njëra qendër mjekësore në qendrën tjetër , për të porsalindurit e sëmurë në gjendje kritike.  Për kryerjen e transportit të suksesshëm është e domosdoshme pajisja e nevojshme, ambulancë e posaçme dhe ekip mjekësor i trajnuar.

Shërbimi i transportit urgjent neonatal  përdoret për të porsalindurit të cilët janë në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën, të cilët kërkojnë trajtim për normalizimin e parametrave jetësore. Transporti kryhet me inkubator i cili mundëson monitorimin e parametrave vitale të foshnjës së porsalindur, si dhe mundësinë e trajtimit, dhe mundësinë e përdorimit të ventilimit artificial për foshnjat të cilat kanë vështirësi në frymëmarrje. Avantazhi kryesor i transportit urgjent është se trajtimi intenziv fillon para apo gjatë kohës së kryerjes së transportit, domethënë para se foshnja të mbërrij në departamentin në të cilin do të jepet trajtimi intenziv.

Cilët të porsalindur kanë nevojë për transport urgjent?

Të porsalindurit e rrezikuar janë ata të cilët lindin gjatë një shtatzënie të rrezikshme ( kur nëna është e sëmurë para shtatzënisë apo sëmundja është shfaqur gjatë shtatzënisë), ose nga lindja e rrezikshme (lindje të parakohëshme, ose lindjet me vakum apo me pinca gjinekologjike). Fëmijët e porsalindur të cilët janë në gjendje kritike kanë nevojë për reanimim, dhe më pas për qëndrim dhe trajtim në departamentin e kujdesit të veçantë dhe  intenziv. Nëse për këto foshnja nuk ekzistojnë kushte të përshtatshme për trajtimin e tyre në qendrën shëndetësore shtetërore, ata do të duhet të transportohen në një qendër tjetër të një niveli më të lartë, domethënë, në qendër e cila disponon kushte të përshtatshme për trajtimin e tyre.

Përveç kësaj, një përqindje e foshnjave lindin me anomali kongjenitale në organet e brendshme, zakonisht në sistemet kardiovaskulare dhe gastrointestinale, të cilat kërkojnë trajtim në qendra të specializuara për kryerjen e intervenimeve kirurgjikale për foshnjat e porsalindura. Edhe në raste të tilla bëhet fjalë për rrezik të jetës së foshnjave të porsalindura, të cilat kërkojnë kujdes të vazhdueshëm të funksioneve vitale dhe terapi intenzive të përshtatur. Ato kanë nevojë edhe për një lloj të veçantë transporti nga vendi ku ndodhen deri tek destinacioni përfundimtar për zgjidhjen e problemit të tyre.

Indikime për transport urgjent, kanë të gjitha foshnjat e porsalindura të cilat kanë çrregullim të parametrave vitale (puls, frymëmarrje, gjendje të humbjes së vetëdijës), kërkojnë monitorim të vazhdueshëm të këtyre parametrave (puls, frymëmarrje, furnizim me oksigjen në gjak), dhe kanë nevojë për mbështetje  të frymëmarrjes  dhe normës së punës së zemrës.

Për foshnjat e sëmura në gjendje të rëndë të cilat kanë nevojë për mbështetje respirative, disponojmë transportin më bashkëkohorë për ventilim mekanik të foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve me peshë trupore deri në 10 kg. E thënë  ndryshe, bëhet fjalë për një njësi të vërtetë mobilare  të kujdesit intenziv për të porsalindurit, e cila duhet
ti përmbushë nevojat për transportimin e foshnjave të sëmurë rëndë në distancë rrugore deri në 400 km.  Ekipi mjekësor përbëhet nga katër mjekë dhe katër infermiere, të trajnuar posaçërisht dhe me një përvojë shumëvjeçare në kryerjen e transportit të foshnjave të sëmurë rëndë.

Shpërndaj