Trajtimi i bajameve të irrituara tek fëmijët

Gjatë periudhës së vjeshtës është mëse normale shfaqja e inflamacionit të bajameve, atëherë kur fillon viti shkollor dhe kur fëmijët shkojnë në kopësht. Sipas Dr. Aleksandar Lazarevski, otorinolaringolog, shkaku më i shpeshtë për mënjanimin e bajameve është përsëritja e inflamacionit akut të fytit (pesë apo më shumë inflamacione të bajameve në vit), apo inflamacioni kronik i bajameve me dhimbjeve të vazhdueshme në fyt.

Gjatë periudhës së vjeshtës është mëse normale shfaqja e inflamacionit të bajameve, atëherë kur fillon viti shkollor dhe kur fëmijët shkojnë në kopësht. Sipas Dr. Aleksandar Lazarevski, otorinolaringolog, shkaku më i shpeshtë për mënjanimin e bajameve është përsëritja e inflamacionit akut të fytit (pesë apo më shumë inflamacione të bajameve në vit), apo inflamacioni kronik i bajameve me dhimbjeve të vazhdueshme në fyt.

Cili është roli i bajameve?

Bajamet janë nyje limfatike të vendosura në zgavrën e gojës në pjesën e laringut, dhe janë pjesë e sistemit imunitar. Duke pasur parasyshë se goja është pjesa fillestare e rrugëve të frymëmarrjes, ajo është dera kryesore për futjen e mikroorganizmave, mund të thuhet se bajamet janë linjat e para për mbrojtjen e organizmit ndaj infeksioneve. Gjatë inflamacionit, bajamet fryhen dhe skuqen dhe mbi sipërfaqen e tyre shfaqen pika të bardha të ndotura – eskudat inflamator.inflamacioni shoqërohet me dhimbje të fytit dhe me vështirësi në gëlltitje, si dhe me simptoma të përgjithshme të inflamacionit si ethe, dhimbje të muskujve dhe nyjeve, etj. Gjatë infeksioneve më të forta, shfaqen nyje limfatike të dukshme në pjesën e qafës të cilat dhembin gjatë momentit të prekjes me dorë.

Çfarë e shkakton inflamacionin e bajameve?

Shkaku më i zakonshëm tek fëmijët është streptokoku hemolitik beta, por edhe viruset dhe bakteret e tjera mund të jenë shkak për këtë. Infeksioni përhapet nga pikat e sekrecionit të faringut, dhe për parandalimin e përhapjes së infeksionit, është e domosdoshme që fëmijët të mësojnë që para çdo kollitje apo teshtitje duhet të vendosin dorën përpara gojës dhe se duhet ti lajnë duart here pas here gjatë ditës. Rreziku i shfaqjes së infeksionit është më i madh në ambientet e mbyllura në të cilat një numër I madh fëmijësh kalojnë pjesën më të madhe të kohës (kopshte, shkolla, etj.).

Si trajtohet inflamacioni i bajameve?

Trajtimi I inflamacionit të bajameve dhe fytit, varet kryesisht nga gjendja klinike, mosha dhe gjendja shëndetësore e fëmijës. Meqënëse shpesh bëhet fjalë për infeksione virale, duhet filluar me trajtimin simptomatik dhe me futjen e mjaftueshme të lëngjeve. Terapia me antibiotikë duhet të merret vetëm me rekomandimin e mjekut, pas konfirmimit nga analiza mikrobiologjike (bris/strisha e fytit) se bëhet fjalë për infeksion bakterial. Duhet të tregohet kujdes i veçantë në rast se konfirmohet se infeksioni është I shkaktuar nga streptokoku hemolitik – beta i grupit A.  Në raste të tilla është i domosdoshëm lëshimi i  terapisë me antibiotik, me antibiotikun adekuat dhe me kohëzgjatjen e rekomanduar nga mjeku.

Kur duhet të mendoni për mënjanimin operativ të bajameve?

Shkaku kryesor për heqjen e bajameve është përsëritja e inflamacionit akut të fytit (pesë apo më shumë inflamacione të bajameve në vit), apo inflamacioni kronik i bajameve me dhimbje të vazhdueshme në fyt.  Si tregues për mënjanimin operativ të bajameve duhen përmendur edhe absceset peritonsillare (mbledhja e përmbajtjes së qelbëzuar nëpërmjet bajames dhe përreth indit të butë), vështirësitë gjatë frymëmarrjes dhe gëlltitjes për shkak të madhësisë së bajameve, si dhe në rast se ju shkaktojnë problem gjatë fjetjes. Rekomandohet që para se të merrni vendimin për të hequr bajamet, të paktën gjatë muaj ti keni nën vëzhgimin dhe trajtimin konservativ, me anë të të cilit do të përcaktohet efekti që do të mund të merrni nga kryerja e operacionit. Gjatë kësaj periudhe pacienti është nën vëzhgimin e mjekut të familjes ose nga pediatri, dhe të dhënat apo informacionet e marra prej tyre janë të dobishme për mjekun otorinolaringolog në lidhje me vendimin përfundimtar të trajtimit operativ.

Shpërndaj