Trajtimi kapilarëve në formë rrjete

Emri mjekësor i ndryshimeve vaskulare të cilat ne i quajmë rrjedhje të kapilarëve apo zgjerim të kapilarëve, është kuperoza. Sasia e madhe e kapilarëve të zgjeruar të përqëndruar në një zonë, mbajnë emrin rrjete kapilare ose yje vaskulare. Shkak për shfaqjen e kapilarëve të zgjeruar janë muret e dobëta të enëve. Zakonisht ato shfaqen tek këmbët: kofshët, pulpa e këmbës, nyja e gjurit, nyja e poshtme e këmbës. Kapilarët e plasaritur mund të shfaqen edhe në pjesën e fytyrës, më së shumti në pjesën e faqeve dhe të hundës. Për dilemat rreth kësaj gjendje, përgjigje morëm nga Dr. Marina Jurukovska, kardiologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Emri mjekësor i ndryshimeve vaskulare të cilat ne i quajmë rrjedhje të kapilarëve apo zgjerim të kapilarëve, është kuperoza. Sasia e madhe e kapilarëve të zgjeruar të përqëndruar në një zonë, mbajnë emrin rrjete kapilare ose yje vaskulare. Shkak për shfaqjen e kapilarëve të zgjeruar janë muret e dobëta të enëve. Zakonisht ato shfaqen tek këmbët: kofshët, pulpa e këmbës, nyja e gjurit, nyja e poshtme e këmbës. Kapilarët e plasaritur mund të shfaqen edhe në pjesën e fytyrës, më së shumti në pjesën e faqeve dhe të hundës. Për dilemat rreth kësaj gjendje, përgjigje morëm nga Dr. Marina Jurukovska, kardiologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

 

Shkaqet

Ekzistojnë më tepër arsye për shfaqjen e kapilarëve të plasaritur:

  1. Shkaku më i zakonshëm është predispozita gjenetike (faktori i trashëguar)për shkak të cilësisë së dobët të indit lidhor, që shkakton përhapjen e kapilarëve gjatë qëndrimit në këmbë për një kohë më të gjatë. Nëse prindërit apo gjyshërit tuaj kanë pasur problem me dëmtimin e enëve të gjakut, është e mundur që me kalimin e kohës edhe tek ju të shfaqet i njejti problem.
  2. Çrregullimet e shumta hormonale/ disbalancimi hormonal mund të shkaktojë shfaqjen e kapilarëve. Periudhat e këtyre çrregullimeve zakonisht janë: puberteti, shtatzënia dhe menopauza, për këtë arsye zgjerimi i kapilarëve është më i pranishëm tek gratë se tek burrat.
  3. Çfarë do lloj forme e traumës apo e lëndimit të lëkurës mund të dëmtojë enët e gjakut (plagë, operacion i lëkurës, trajtime kozmetike agresive).
  4. Përdorimi I tepruar i ilaçeve (kontraceptivëve).
  5. Mungesa e vitaminave.
  6. Ndikimi i faktorëve të jashtëm si: dielli, era, temperaturat ekstreme, shkaktojnë zgjerimin e kapilarëve. Rrezet UV dhe ekspozimi i tep. Përdorimi i saunave, banjave të nxehta dhe ndryshimet e menjëhershme të temperaturave, ndikojnë në përkeqësimin e këtij problemi.
  7. Konsumi I tepërt i alkoolit.

Ndonjëherë edhe problemet me mëlçinë mund të shkaktojnë yje vaskulare negative. Me kalimin e moshës, ky problem theksohet më tepër.

Trajtimi

Deri në kohët e fundit, mjekësia estetike mbështetej tek elektrokoagulimi për ta zgjidhur këtë problem,  por janë regjistruar shpesh efekte anësore (hiperpigmentimi dhe shenja). Metoda më e fundit dhe më efektive, është mënjanimi i kapilarëve sipërfaqësorë me anë të lazerit. Spitali klinik “Acibadem Sistina” posedon modelin më të ri të lazerit, sistem i cili bën të mundur që mjeku të mund të zgjedhë gjatësinë më të madhe të valëve dhe zgjatjen e pulsit i cili e kufizon në minimum dëmtimin termik dhe efektet anësore.

Si ndikon lazeri?

Lazeri jep impult të lehtë të energjisë e cila absorbohet nga hemoglobin në enën e gjakut, ndërsa koagulimi momental i ngjit muret e tij dhe i shkatërron, ndërsa gjaku rrjedhe tek enët më të mëdha të gjakut. Efekti është i menjëhershë dhe asnjëherë nuk do të mund të shfaqet yll i ri vaskular. Tek pacientë të cilët kanë një numër më të madhe të kapilarëve të zgjeruar, janë të nevojshme trajtime të njëpasnjëshme. Numri i trajtimeve varet nga ngjyra, madhësia dhe numri i kapilarëve të cilët duhet të trajtohen. Gjithmonë ekziston mundësia e shfaqjes së kapilarëve të rinj prandaj ndonjëherë është e nevojshme përsëritja e trajtimit. Për shkak se muret e kapilarëve janë të ndërtuara vetëm me një shtresë të qelizave epiteliale, dhe janë tepër të holla, e gjithë procedura zgjat vetëm disa sekonda, ndërsa rezultati është afatgjatë dhe nuk ka nevojë për terapi të mëtejshme. Gjatë kohës së manipulimit mund të ndihen “pickime” të shkurtra në zonat e trajtuara. Kjo procedurë nuk e dëmton lëkurën, nuk shkakton reaksione alergjike dhe nuk jep efekte anësore serioze. Rekomandohet që të bëni edhe ultratingull të venave të gjymtyrëve të poshtme. 

Shpërndaj