Trajtimi kirurgjik i luksacionit të përsëritur tek nyjet e shpatullave

Luksacioni i përsëritur i nyjeve të shpatullave është një lëndim i zakonshëm, ndodh si pasojë e traumës zakonisht deficitit anatomik (mungesa e zhvillimit ose defekt nga lëndimet e përsëritura) në struktura të caktuara të nyjeve të shpatullave. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për luksacionin anterior të nyjes së shpatullave.

Dr. Borisllav Iliev, kirurg ortoped, thotë se pjesë e rëndësishme e vendosjes së diagnozës janë të dhënat që jep pacienti i lënduar. Zakonisht bëhet fjalë për trauma (në shumicën e rasteve lëndimet sportive) rënie dhe shumë rrallë lëndimet në rrethana normale shkaktojnë zhvendosjen e nyjeve të shpatullave.

Dhimbja e fortë në shpatull

Edhe pse lëndimet janë të shpeshta, pamja klinike është dramatike, i lënduari ankohet nga dhimbja e fortë, pamundësia për të kryer çfarë do lëvizje të shpatullës. Dallohet nga pozicioni i dorës të cilën zakonisht pacienti e mban të ngjitur me pjesën e sipërme të trupit, si dhe prania e dukshme e deformimit në formën e një spalete në pjesën e shpatullës së zhvendosur.

Si diagnostikohet?

Diagnoza vendoset në bazë të të dhënave mbi mënyrën se si ka ndodhur lëndimi, kontrollit klinik, kuptohet, për aq sa lejon pacienti për shkak të pranisë së dhimbjeve, si dhe me anë të kontrollit radiografik i cili gjithmonë bëhet në dy drejtime.

Trajtimi

I rëndësishëm është ripozicionimi i shpatullës së zhvendosur për shkak të rrezikut të zhvillimit të lëndimeve neurovaskulare. Zakonisht kryhet nën ndikimin e anestezisë me afat të shkurtër pas të cilit vendoset imobilizimi (mitella). Përsa i përket rëndësisë së ripozicionimit të shpejtë dhe vendosjes së duhur të imobilizimit, si dhe kohëzgjatjen e mbajtjes, këtë fakt  e konfirmon ortopedi i njohur suedez Hovelius, i cili ka treguar se vendosja e duhur e imobilizimit pas ripozicionimit  të shpatullës së dalë apo të zhvendosur pa prani të gjakut, dhe mbajtja e imobilizimit për 4 javë në mungesë të defektit anatomik në shpatull, shëron mbi 90% të rasteve.

“Zakonisht gabimet në trajtim bëhen për shkak të paaftësisë së mjekut, ose për shkak të mungesës së seriozitetit apo mungesës së bashkëpunimit të pacientit me mjekun dhe koha e imobilizimit shkurtohet një deri në dy javë, një periudhë e shkurtër kjo për shërimin e indeve të buta rreth shpatullës  dhe për këtë arsye shfaqet përsëri luksacion apo riluksacion , rizhvendosje e shpatullës  të cilën zakonisht e trajtojmë në mënyrë operative.” – u shpreh Dr. Iliev.

Trajtimi kirurgjik konsiston në përcaktimin e saktë paraoperativ të rasteve  gjë e cila nënkupton marrjen e duhur të anamnezës së pacientit, kontroll ortopedik i cili konsiston në disa teste diagnostikuese , rezonancë magnetike në shpatull, zakonisht me kontrast dhe përdorimin e disa rezultateve të caktuara në bazë të përcaktimit të llojit të ndërhyrjes operative.

“Përdorim ISIS score (instability severity index score) që është promovuar nga shkolla franceze e kirurgjisë në shpatull, mbi bazën e marrjes së vendimit për llojin e trajtimit kirurgjik që do të kryhet tek pacienti. ISIS score konsiston në analizën e moshës së pacientit (mbi dhe nën moshën 20 vjeçare) , llojin e sportit me të cilin merret pacienti (over head high energy sport), prania e mundshme e luksacionit të të gjitha nyjeve, prania e shenjave Hill-Sachs në kokën e humerusit dhe nga humbja e kockës së glenoidit (bony Bancart lesion)”, shpjegon Dr. Iliev.

Trajtimi operativ konsiston në stabilizimin artroskopik të labrumit në pjesën e përparme, ajo është një pjesë anatomike e kapsulës e cila mbulon shpatullën në pjesën e kupës (glenoidit), ajo është një pjesë anatomike e kapsulës e cila mbulon zonën e kupës së shpatullës (glenoidin) me ndihmën e procedurës mini të hapur për stabilizimin e shpatullës sipas metodës Latarjet. Imobilizimi postoperativ dhe terapia fizikale varen nga lloji i operacionit. Koha e rekomanduar për imobilizimin postoperativ është 4 deri në 6 javë. Koha për shërimin e plotë të pacientit pas operacionit është mesatarisht 4 deri në 6 muaj.

Shpërndaj