Transport për të posalindurit të sëmurë në gjendje kritike

Shërbimi i transportit urgjent neonatal  (NITS) është një transport mjekësor i specializuar i cili kryen transportin nga njëra qendër mjekësore në qendrën tjetër , për të porsalindurit tepër të sëmurë.  Për kryerjen e transportit të suksesshëm është e domosdoshme pajisja e nevojshme, ambulancë e posaçme dhe ekip mjekësor i trajnuar. Të gjitha këto i posedon spitali klinik ‘Acibadem Sistina’.

Shërbimi i transportit urgjent neonatal  (NITS) është një transport mjekësor i specializuar i cili kryen transportin nga njëra qendër mjekësore në qendrën tjetër , për të porsalindurit tepër të sëmurë.  Për kryerjen e transportit të suksesshëm është e domosdoshme pajisja e nevojshme, ambulancë e posaçme dhe ekip mjekësor i trajnuar. Të gjitha këto i posedon spitali klinik ‘Acibadem Sistina’.

Cilët të porsalindur kanë nevojë për transport urgjent?

Të porsalindurit e rrezikuar janë ata të cilët lindin gjatë një shtatzënie të rrezikshme ( kur nëna është e sëmurë para shtatzënisë apo sëmundja është shfaqur gjatë shtatzënisë), ose nga lindja e rrezikshme (lindje të parakohëshme, ose lindjet me vakum apo me pinca gjinekologjike). Fëmijët e porsalindur të cilët janë në gjendje kritike kanë nevojë për reanimim, dhe më pas për qëndrim dhe trajtim në departamentin e kujdesit të veçantë dhe  intenziv. Nëse për këto foshnja nuk ekzistojnë kushte të përshtatshme për trajtimin e tyre në qendrën shëndetësore shtetërore, ata do të duhet të transportohen në një qendër tjetër të një niveli më të lartë, domethënë, në qendër e cila disponon kushte të përshtatshme për trajtimin e tyre.

Përveç kësaj, një përqindje e foshnjave lindin me anomali kongjenitale në organet e brendshme, zakonisht në sistemet kardiovaskulare dhe gastrointestinale, të cilat kërkojnë trajtim në qendra të specializuara për kryerjen e intervenimeve kirurgjikale për foshnjat e porsalindura. Edhe në raste të tilla bëhet fjalë për rrezik të jetës së foshnjave të porsalindura, të cilat kërkojnë kujdes të vazhdueshëm të funksioneve vitale dhe terapi intenzive të përshtatur. Ato kanë nevojë edhe për një lloj të veçantë transporti nga vendi ku ndodhen deri tek destinacioni përfundimtar për zgjidhjen e problemit të tyre.

Llojet e NITS

Transporti zakonisht kryhet ndërmjet dy qendrave mjekësore , nga qendra ku ka lindur foshnja  me një problem të caktuar shëndetësor, në qendrën në të cilën gjenden kushtet për kujdesin dhe trajtimin e duhur të foshnjës.   Megjithatë, shumë shpesh ndodh që transporti të kryhet brenda një institucioni shëndetësor,  gjatë transportit të pacientit nga një departament në një tjetër, për shkak të realizimit të procedurave të nevojshme diagnostikuese ( kontroll me ultratingull, regjistrime të ndryshme, etj.).  në varësi të distancës që do të kryhet transporti dhe në varësi të infrastrukturës rrugore, transporti mund të kryhet në rrugë nëntokësore apo ajrore. Me një infrastrukturë të mirë deri në 300 km transporti mund të kryhet me automjet transportues mjekësor (ambulancë). Në rast se bëhet fjalë për distanca më të largëta, gjëja më e mirë është që transporti të kryhet me helikopter mjekësor apo avion.  Faktor për kufizimin e kryerjes së transportit ajror, janë kushtet e pafavorshme të motit dhe mungesa e pistës së uljes  së avionit në afërsi të spitalit.

Si duhet të jetë i organizuar NITS?

Meqënëse bëhet fjalë për foshnja të sëmura rëndë, organizata duhet të jetë e ngjashme me atë të njësisë speciale dhe kujdesit intenziv për të porsalindurit. Kompleksiteti i këtij sistemi është fakti se gjithmonë duhet të keni parasyshë se bëhet fjalë për trajtim intenziv në lëvizje për të porsalindurit, dhe në këtë mënyrë mund të ndikojnë edhe shqetësimet apo pengesat të cilat mund të shfaqen gjatë udhëtimit. Prandaj, parimi themelor është që foshnja e porsalindur të jetë sa më shumë të jetë e mundur me funksione vitale të qëndrueshme para kryerjes së transportit, në mënyrë që të zvogëlohen nevojat e intervenimeve të ndryshme gjatë periudhës së transportit.  Transporti duhet të kryhet sipas standardeve të përcaktuara, në të kundërt, kryerja e transportit në mënyrë të papërshtatshme,  do ta përkeqësoj ndjeshëm gjendjen e foshnjes së porsalindur, ndërsa për të porsalindurit me rrezik të lartë, mund të vihet në rrezik edhe jeta e tyre.  Shërbimi i transportit zakonisht organizohet si një pjesë përbërëse e institucioneve të cilat kanë kushte për kujdesin intenziv të foshnjave të porsalindura.

Cilat janë elementet e NITS?

Përveç automjetit mjekësor për transport, i cili ka hapësirë të mjaftueshme për pacientin dhe ekipin mjekësor, i cili disponon një burim të pavarur të furnizimit me energji elektrike dhe rezerva të mjaftueshme të gazrave mjekësore (ajër dhe oksigjen). Një element tjetër themelor i NITS është inkubatori transportues në të cilin duhet të vendoset foshnja gjatë udhëtimit.  Përveç inkubatorit transportues, seti transportues duhet të disponojë  monitor i cili duhet të  ndjekë parametrat jetike bazë të foshnjës (funksionin e zemrës, frymëmarrjen dhe furnizimin e gjakut me oksigjen) si dhe disa infuzomate për dhënien e terapisë së vazhdueshme të foshnjës.

Nëse foshnja ka problem me frymëmarrjen, duhet ti jepet mbështetje respirative  gjatë momentit të transportimit. Gjithashtu është i nevojshëm edhe aparati transportues për ventilim artificial i cili ndryshe quhet respirator transportues.  

Përveç kësaj pajisje të sofistikuar, një pjesë e rëndësishme e NITS është ekipi i cili duhet të kryej transportin e foshnjës. Ekipi është i përbërë nga një infermiere dhe një doktor neonatolog me eksperiencë pune në kujdesin intenziv, si dhe të trajnuar për kryerjen e këtij lloj transporti.

Cilat janë mundësitë e NITS në Acibadem Sistina?

Idea për formimin e NITS në Acibadem Sistina ishte nevoja për transportimin e foshnjave të porsalindura në institucionet e tjera në vend dhe në rajon, të cilët  do të kenë nevojë për tu trajtuar në spitalin tonë, si dhe transporti i foshnjave të spitalit tonë apo të spitaleve të tjera të vendit , të cilët rekomandohen të trajtohen në qendra të specializuara në vendet fqinje.

Spitali klinik ‘Aciabdem Sistina’ disponon automjetin më modern , të pajisur plotësisht dhe të përshtatur për transportin e foshnjave, fëmijëve dhe të rriturve. Përveç kësaj, në dispozicion është edhe modeli i ri i inkubatorit transportues me frymëmarrje, sistemi i plotë i monitorimit  dhe sistemi për terapi venoze të vazhdueshme, mundësia për të ruajtur temperaturën e trupit të foshnjës, si dhe aplikimi i pavarur me oksigjen gjatë transportit.  Për të porsalindurit e sëmurë rëndë të cilët kanë nevojë për mbështetje respirative, disponon edhe transportuesin respirator më bashkëkohorë për ventilim mekanik të foshnjave  dhe fëmijë
ve me peshë trupore deri në 10 kg. E thënë  ndryshe, bëhet fjalë për një njësi të vërtetë mobilare  të kujdesit intenziv për të porsalindurit, e cila duhet ti përmbushë nevojat për transportimin e foshnjave të sëmurë rëndë në distancë rrugore deri në 400 km.  Ekipi mjekësor përbëhet nga katë mjekë dhe katër infermiere, të trajnuar posaçërisht dhe me një përvojë shumëvjeçare në kryerjen e transportit të foshnjave të sëmurë rëndë me automjet mjekësor – shprehet Dr. Dushko Fidanovski, shef i departamentit të pediatrisë. 

Shpërndaj