Tuberkulozi i shtyllës kurrizore

Tuberkulozi është një sëmundje infektive kronike, e cila zakonisht prekë mushkëritë por edhe sistemin urogjenital, nyjet limfatike, kockat dhe nyjet e kockave.  Tuberkulozi i shtyllës kurrizore zakonisht lidhet me zonat endemike dhe shumë shpesh shfaqet tek të rinjtë dhe fëmijët e vegjël, ndërkohë që në vendet e zhvilluara rritet numri i rasteve. Studimet tregojnë se ekziston edhe predispozicion gjenetik i sëmundjes. Sipas të dhënave më të vjetra, 10% e rasteve të regjistruara me tuberkuloz,  kjo sëmundje prek skeletin, dhe 5% prek shtyllën kurrizore. Vetëm 1/3 e rasteve kanë pasur tuberkuloz në një sistem tjetër të organizmit (zakonisht në mushkëri) . Duke pasur parasyshë rritjen e dukshme të tuberkulozit në dy dekadat e fundit, sipas të dhënave më të reja, 50% e të gjitha rasteve të regjistruara i përkasin  tuberkulozit skeletik, dhe 15 %  e të gjitha rasteve me tuberkuloz ekstrapulmonal  janë në shtyllën kurrizore. Edhe pse mund të shfaqet në çdo segment të shtyllës kurrizore, përsëri rastet më të shumta janë në segmentin torakolumbal.  Ndryshe nga infeksionet jo specifike të shtyllës kurrizore si piogjen, purulent, tuberkulozi bën pjesë në grupin e spondiliteve specifike.

Simptomat dhe pamjet klinike

Sëmundja mund të zhvillohet shumë ngadalë dhe pa u vërejtur për një kohë të gjatë.  Fillon të manifestohet me disa dhimbje të lehta gjatë lëvizjes të cilat me kalimin e kohës bëhen më të shpeshta dhe më të ndjeshme. Përsa i përket simptomave të përgjithshme, dominojnë atë të pamjeve klinike kalsike të tuberkulozit: ethe, djersitje gjatë natës, humbje të peshës trupore… Është e nevojshme të bëhet anamnezë e detajuar ( me një theks të veçantë të anamnezës epidologjike dhe familjare) me anë të të cilave merren të dhëna tepër të rëndësishme përsa i përket kalimit të tuberkulozit në mushkëri, apo tuberkulozit në familje apo të rrethit të afërm familjarë, veçanërisht përt pacientët të cilët vijnë nga zona jo shumë të zhvilluara. Kombinimi i gjetjeve lokale (dhimbje, lëvizshmëri të kufizuar në atë segment të prekur nga sëmundja, ndonjëherë deformitet dhe ënjtje në pjesë të dukshme të indeve të buta, dhe simptomat e përgjithshme duhet të zgjojnë dyshimin e infektimit të mundshëm në shtyllën kurrizore. Karakteristike është shfaqja e shkatërrimit rruazave dhe diskut ndërmjet tyre, krijohet i ashtuquajturi absces i ftohtë i cili zbret në nivelin e infeksionit duke bërë të mundur shfaqjen e kifozës, duke formuar  përthyerjen e trupit.  Në një fazë më të vonë të sëmundjes mund të jenë të pranishme edhe deficite neurologjike tek pacienti, ndonjëherë mund të shfaqet edhe paraplegji (paralizë) e plotë.

Diagnoza

Fillimisht kryhen analizat laboratorike (analiza e gjakut, sendimentimi, CRP), gjatë të cilave zakonisht gjendet rritja e theksuar e sendimentit dhe segmentimi i rentgenografisë native (proceset shkatërruese  të dukshme të shfaqura në RTG).  Për një pamje të qartë të procesit, rekomandohet rezonanca magnetike, e cila tregon qartë shkallën e shkatërrimit, numrin e niveleve të prekura, madhësia e bacesit të ftohtë, përfshirja e kanalit të kurrizit  dhe kompresioni mbi palcën kurrizore. Me anë të rezonancës magnetike  jo gjithmonë mund të arrihet dallimi ndërmjet infeksionit specifik dhe atij jo specifik të shtyllës kurrizore, dhe ndonjëherë në diagnozën diferenciale (dalluese) përfshihen proceset e tumorit në shtyllën kurrizore. Më pas, është e domosdoshme marrja e mostrës së indeve të ndryshuara, e cila zakonisht merret me anë të punkcionit (shpimit) dhe evakuimit të abscesit  nën  kontrollim me ultratingull dhe  tomografisë kompjuterike ose me anë të biopsisë nën kontrollin e tomografisë kompjuterike.  Ndonjëherë është e nevojshme edhe  biopsia kirurgjike (me hapje) për marrjen e materialit nga indi i duhur për gjetjen e diagnozës. Në një përqindje të madhe të rasteve, tentativa për kultivimin e M. Tuberculosis in Lowenstein-Jensen është e pasuksesshme.  Besueshmëri të vogël diagnostikuese ofron edhe testi i lëkurës Mantoux. Për raste të tilla rekomandohet teknika PCR (GeneXpert), e cila mundësonë vendosjen e shpejtë dhe të saktë të diagnozës duke identifikuar praninë e M. tuberculosis në shembullin e shqyrtuar të indit.

Trajtimi i tuberkulozit në shtyllën kurrizore

Në të kaluarën, trajtimi i vetëm i tuberkulozit të shtyllës kurrizore ishte trajtimi konzervativ –imobilizimi i shtyllës kurrizore me korse apo me lidhje të plotë në shtrat dhe me terapi të kombinuar tuberkuloze e cila zgjat 6, 9, 12 dhe ndonjëherë edhe 18 muaj. Tuberkulostatikët nuk e kanë humbur rëndësinë e tyre, për çdo formë të tuberkulozit ekzistojnë rekomandime dhe protokolle nga Organizata Botërore Shëndetësore (OBSH) për kohëzgjatjen dhe kombinimin e ilaçeve që pacienti duhet të marrë. Me zhvillimin e shumë teknikave operative, për  trajtimin e patologjive kurrizore, sot, në disa raste të tuberkulozit të shtyllës kurrizore, ekzistojnë tregues të qartë për trajtimin e operativ, dhe më pas vazhdohet me terapi  për trajtimin e tuberkulozit.

Trajtimi kirurgjik përfshin  një debridment të gjërë të indeve të infektuara (kullim dhe larje të absceseve, heqje e rruazave të prekura dhe diskut), dekompresim të palcës kurrizore dhe strukturave nervore.  Vendosjen e kockës graft apo zëvendësimin e rruazës me titanium në rastet e defekteve, korrigjim të deformimit dhe stabilizimit të segmentit të paqëndrueshëm të shtyllës me fiksim të brendshëm.  Qëllimi përfundimtar i këtij lloj trajtimi është përmirësimi i statusit neurologjik të pacientit, korrigjimi i deformimit, stabilizimi i shtyllës kurrizore dhe arritja e fisionit në nivelin e segmentit të prekur. Paralelisht jepet edhe terapia për trajtimin e tuberkulozit nën kontrollin e doktorit përkatës.  

Treguesit  e përgjithshëm të pranuar për trajtim operativ janë:

Deficiti neurologjik

Shtylla kurrizore e paqëndrueshme

Deformimi i shtyllës kurrizore

Nëse trajtimi konzervativ është i pasuksesshëm

Shpërndaj