Tumoret e shtyllës kurrizore

Tumoret spinale janë abnormale, janë inde të lokalizuara në shtyllën kurrizore dhe në palcën kurrizore.nga këto 90-95% gjenden në shtyllën kurrizore dhe vetëm 5% e sulmojnë palcën kurrizore. Tumori spinal I cili është përhapur në një zone tjetër, në trup quhet tumor sekundar ose metastatik. Tumoret të cilat formohen në shtyllën kurrizore janë të njohura si tumore primare dhe janë shumë të rralla. Këto tumore mund të jenë beninje dhe malinje. Edhe pse tumoret beninje mund të jenë shumë të dhimbshme dhe mund ti dëmtojnë indet e kockave, tumoret malinje janë shumë më të rrezikshme. Shkaku I shumicës së tumoreve primare është I panjohur. Ndonjëherë mund të shfaqet për shkak të faktorit gjenetik, ndonjëherë për shkak të ekspozimit ndaj agjentëve të cilët shkaktojnë kancer.

Simptomat

Tumoret në shtyllën kurrizore mund të shkaktojnë dhimbje, ndryshime në ndjesi dhe probleme me lëvizshmërinë duke shkaktuar madje paralizë të plotë. Shumë nga simptomat mund të transmetohen gabimisht, si një sëmundje degjenerative e diskut intervertebral. Simtoma bazë e cila e detyron pacientit në paraqitet tek mjeku, është dhimbja e shpinës e cila nuk ka të bëjë me asnjë aktivitet fizik apo lëndim. Pushimi, e zvogëlon dhimbjen shumë pak ose aspak. Simptomat e tjera janë: dhimbje e nervit shiatik, mpirje, paralizë në disa pjesë të trupit, deformime kurrizore, vështirësi në kontrollimin e urinës dhe jashtëqitjes (mosfunksionim të muskulit unazor urinar dhe anal.

Diagnoza

Mjetet diagnostikuese të cilat ndihmojnë në zbulimin e tumoreve janë rrezet X (radiografia), rezonanca magnetike, tomografia kompjuterike dhe ndonjëherë është e nevojshme edhe kryerja e biopsisë.opsionet e trajtimit të tumorit në shtyllën kurrizore përfshijnë kirurgjinë, radioterapinë dhe kimioterapinë.

Trajtimi

Tmoret zakonishtë trajtohen në rrugë operative pasi ai I shkatërron rruazat gjë e cila shoqërohet me dhimbje dhe mund të shkaktojë frakturë patologjike duke shkaktuar paqëndrueshmëri të shtyllës kurrizore ose shtypje të palcës kurrizore e cila shkakton dëme neurologjike. Trajtimi kirurgjik radikal përfshin heqjen e tumorit, dekompresimin e palcës kurrizore, aplikimin e implanteve (zëvendësim të trupit vertebral) dhe fiksimin e shtyllës kurrizore me sisteme të veçanta titanium për fiksim të brendshëm. Në këtë mënyrë tumori është hequr,dhe shtylla kurrizore është rindërtuar dhe tashmë është e qëndrueshme. Pas mënjanimit kururgjik vijon trajtimi shtesë (radioterapi, kimioterapi, terapi hormonale). Gjithashtu është e nevojshme edhe terapia fizikale për të arritur shërimin e plotë të pacientit.

Terapia me rrezatim e tumoreve në shtyllën kurrizore

Terapia me rrezatim kryhet për pacientët me tumore primare dhe sekundare të shtyllës kurrizore dhe palcës kurrizore. Zakonisht kryhet pas operacionit por ndonjëherë edhe para operacionit. Në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ terapia me rrezatim kryhet me anë të aparatit më bashkëkohorë TRILOGY i cili bën të mundur trajtimin e shpejtë dhe efikas të tumorit. Aparati TRILOGY bën të mundur që doza e lartë e rrezatimit të fokusohet plotësisht tek tumori i synuar, duke mbrojtur kështu indet dhe organet e shëndetshme përreth. Reduktimi i dozës tek organet dhe indet e shëndetshme është i rëndësishëm për mbrojtjen e funksionit të tyre dhe ruajtjen e cilësisë së jetës pas përfundimit të trajtimit me radioterapi.

Shpërndaj