Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Tumori në fshikëzën e urinës – prognoza, diagnoza dhe trajtimi

Tumoret në fshikëzën e urinës renditen në vendin e 2-3  përsa i përket shpeshtësisë së shfaqjes  së tyre. Gjithashtu, kjo sëmundje është 2-3 herë më e pranishme tek meshkujt ( veçanërisht tek meshkujt në moshë më të thyer) në krahasim me popullatën femërore. Por edhe personat më të rinj duhet të tregohen të kujdesshëm, veçanërisht nëse vërejnë gjak në urinë, e cila është simptoma e parë e që tregon praninë e kësaj sëmundje.

Tumoret në fshikëzën e urinës renditen në vendin e 2-3  përsa i përket shpeshtësisë së shfaqjes  së tyre. Gjithashtu, kjo sëmundje është 2-3 herë më e pranishme tek meshkujt ( veçanërisht tek meshkujt në moshë më të thyer) në krahasim me popullatën femërore. Por edhe personat më të rinj duhet të tregohen të kujdesshëm, veçanërisht nëse vërejnë gjak në urinë, e cila është simptoma e parë e që tregon praninë e kësaj sëmundje.

Alarmi i parë – gjaku në urinë

Urina e shoqëruar me gjak, e cila nuk është e shoqëruar me dhimbje, është shenja e parë e cila duhet ta detyrojë pacientin të paraqitet tek mjeku dhe ti bëj të gjitha shqyrtimet e nevojshme, në mënyrë që të përjashtohet apo të diagnostikohet neoplazma në fshikëzën e urinës. Sipas Dr. Daniel Petrovskit, kirurg urolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina” në rastin e pranisë së kësaj sëmundje mund të shfaqen simptoma në pjesën e poshtme të traktit urinar, siç është përshembull nevoja për të urinuar shpesh, dhimbje në pjesën e fshikëzës së urinës, vështirësi dhe përpjekje për të urinuar. “Zakonisht pacientët fillimisht paraqiten tek mjeku i familjes  i cili duhet ti kushtojë vëmendje të veçantë simptomave të përmendura më lart, dhe në rast se pacienti ka një nga këto simptoma, atëherë mjeku i familjes duhet ta dërgojë pacientin për të kryer shqyrtime më të detajuara tek mjeku urolog. Çdo vonesë e trajtimit të pacientit  siç është rasti i cistit hemoragjik, gjakderdhje për shkak të pranisë së gurit në traktin urinar, apo siç është gjakderdhja për shkak të hiperplazës në prostatë, mund ta çoj pacientin në drejtimin e gabuar”.

Cistoskopia, mjeti më i rëndësishëm diagnostikues

Shumica e tumoreve të fshikëzës së urinës, rreth 75-80% prej tyre, të cilat janë të njohura si tumore sipërfaqësore, kanë prognozë më të mirë për pacientin në krahasim me grupin e tumoreve muskulinvazive të cilat prekin muskulaturën e fshikëzës së urinës, dhe shfaqen tek rreth 15-25% e rasteve. Për diagnozën e hershme të sëmundjes, sipas Dr. Daniel Petrovskit, përdoret urografi intravenoze, urografia CT, ekzaminimi ultrasonografik, ekzaminimi citologjik i urinës dhe testet marker urinare molekulare. Më e rëndësishme është kryerja e citoskopisë e cila diagnostikon sëmundjen dhe pamjen makroskopike të tumorit, madhësinë e tij, vendndodhjen dhe numrin e tumoreve.

Mënjanimi endoskopik i tumorit

Menjëherë pas diagnostikimit, bëhet heqja endoskopike e tumorit. Me anë të këtij intervenimi tumori duhet të jetë krejtësisht i mënjanuar. Nëse bëhet fjalë për tumor infiltrues, në të cilin është i përfshirë muskuli, atëherë merret shembull (mostër) nga tumori dhe bëhet konfirmimi histologjik. Në varësi të gjetjeve histologjike, planifikohet trajtimi i mëtejshëm i pacientit. Në spitalin klinik “Acibadem Sistina”kur pacienti të jetë shqyrtuar me anë të citoskopisë, për një periudhë sa më të shkurtër të mundshme, i nënshtrohet trajtimit operativ, dhe pas disa ditësh kemi rezultatet hispatologjike përfundimtare, dhe mundësi të mëtejshme për trajtim të plotë të pacientit. Ekzaminimet e plota paraoperative,  gjetjet histologjike dhe trajtimi operativ, në institucionin tonë shëndetësor përfundojnë për vetëm disa ditë” – shpjegon Dr. Petrovski.

Mënjanimi i plotë i fshikëzës së urinës

Dr. Daniel Petrovski shpjegon se nëse gjetjet histologjike konfirmojnë se bëhet fjalë për tumor infiltrues në fshikëzën e urinës, që do të thotë se është prekur një shtresë e muskulit të njejtë, pacienti i nënshtrohet një intervenimi ndër më të komplikuarit në fushën e urologjisë, që është mënjanimi i plotë i fshikëzës së urinës (cistektomi radikale). Tek këta pacientë të cilët kanë nevojë për mënjanim të plotë të fshikëzës së urinës, bëhet rrjedhja e urinës nëpërmjet një vrime apo hapje në murin e barkut, ose formohet një fshikëz tjetër urine, në disa pjesë të caktuara të zorrës së hollë. Në varësi të gjetjes histologjike nga heqja e fshikëzës së urinës apo nga nyjet limfatike,  pacienti do ti nënshtrohet kimioterapisë apo terapisë me rrezatim. Të gjitha këto ndërhyrje komplekse kryhen me sukses në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Shumë e rëndësishme është që sëmundja të zbulohet në kohë, nga e cila varet edhe prognoza e trajtimit. Kjo lejon aplikimin e menjëhershëm të të gjitha mundësive terapeutike në lidhje me tumorin në fshikëzën e urinës, duke rritur mundësinë e rimëkëmbjes së plotë të pacientit.

Shpërndaj