Ushqimet të cilat ndihmojnë kundër procesit të plakjes

Shumica e ushqimeve kanë benefite shëndetësore, por ekziston një grup i këtyre ushqimeve të cilët janë të njohur si ushqime kundra plakjes, ushqime të cilat ndihmojnë në luftën e kalimit të viteve dhe rekomandohen për personat nga mosha 30 vjeçare, këto ushqime mbulojnë disa nevoja specifike ushqyese që kanë të bëjnë me vetitë e kundra plakjes.

Shumica e ushqimeve kanë benefite shëndetësore, por ekziston një grup i këtyre ushqimeve të cilët janë të njohur si ushqime kundra plakjes, ushqime të cilat ndihmojnë në luftën e kalimit të viteve dhe rekomandohen për personat nga mosha 30 vjeçare, këto ushqime mbulojnë disa nevoja specifike ushqyese që kanë të bëjnë me vetitë e kundra plakjes.

Qumështi i bajameve

Një studim i kryer kohët e fundit në SHBA ka treguar se qumështi i bajameve është një burim i pasur i kalciumit, ka më pak kalori në krahasim me qumështin e lopës, përveç faktit që ka një shije shumë të mirë, përmban vitaminë D dhe rekomandohet për personat të cilët  vuajnë nga sëmundja e osteoporozës pasi ky qumësht ndikon pozitivisht në ushqimin dhe forcimin e kockave.

Shalqini

Shaqini përmban një shumëllojshmëri vlerash ushqyese të cilat janë të nevojshme për parandalimin e humbjes së dëshirës seksuale.  Citrulina  është një lëndë ushqyese që trupi e konverton në argininë, stimulon oksidin nitrik dhe në të njejtën kohë relakson enët e gjakut. Për këtë arsye shalqini përdoret si ilaç natyral përsa i përket funksionimit erektil.

Peshku

Peshku është një ushqim i pasur me Omega 3 dhe acide yndyrore, të cilat ndihmojnë në mënyrë të ndjeshme në reduktimin e kolesterolit, si dhe shmang dhimbjet tipike të artritit tek personat e moshuar. Peshku gjithashtu ndihmon në parandalimit të shfaqjes së perdes në sy (katarakta).Studimet  kanë treguar se peshku redukton në mënyrë të konsiderueshme  degjenerimin makular i cili është shkaktari kryesor i humbjes së shikimit tek personat mbi moshën 60 vjeçare.

Bananja

Bananja është e njohur si një frut i pasur me kalium, një mineral i cili ndihmon në rregullimin e natriumit në trupin tonë.Por, benefitet e bananes nuk qëndrojnë tek prania e sasisë së madhe të kaliumit, por edhe në rregullimin e sodiumit , domethënë në konsumimin e kripës, duke e mbajtur nën kontroll presionin e lartë të gjakut i cili është tepër i pranishëm tek personat më të moshuar.

Rrushi i thatë

Një studim britank ka treguar se frutat e thata ndimojnë në humbjen e peshës, për shkak se japin ndjesinë e ngopjes. Personat të cilët konsumojnë 100 gram rrush të thatë në ditë humbasin peshë dhe zvogëlojnë perimetrin e barkut  në krahasim me ata të cilët nuk i konsumojnë ato apo i konsumojnë në një sasi më të vogël. Rrushi i thatë është i pasur me fibra, është i shijshëm dhe nuk e rëndon stomakun gjatë tretjes. 

Shpërndaj