Vera e kuqe zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sulmit në zemër

Shumë studime kanë vërtetuar se konsumi  I matur i verës redukton në mënyrë të konsiderueshme vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare. Efektet e dobishme të verës I dinte madje edhe Hipokrati, i cili e përdorte atë si antiseptik, si qetësues,  për të përmirësuar punën e sistemit të tretjes, por edhe si pjesë e ushqimit të përditshëm.

Shumë studime kanë vërtetuar se konsumi  i matur i verës së kuqe redukton në mënyrë të konsiderueshme vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare. Efektet e dobishme të verës së kuqe i dinte madje edhe Hipokrati, i cili e përdorte atë si antiseptik, si qetësues,  për të përmirësuar punën e sistemit të tretjes, por edhe si pjesë e ushqimit të përditshëm.

Të dhënat lidhur me vetitë shëruese të verës së kuqe

Vera ka një histori të pasur dhe të gjatë prej mijëra vitesh.  Dëshmitë e para arkeologjike për ekzistencën e saj vijnë që para 8000 vjetësh që nga Gjerogjia, ndërsa në europë është vënë re për herë të pare para 4500 vjetësh.  Vera është përdorur dhe është përmendur shpesh nga Grekët e lashtë dhe nga Romakët për qëllime fetare dhe mjekësore, si dhe në jetën e përditshme shoqërore. Përdorimi i saj në mjekësi daton që nga koha e Hipokratit, i cili e përdorte atë si antiseptik, si sedativ, për të përmirësuar punën e sistemit të tretjes, por edhe si pjesë e ushqimit të përditshëm dhe të shëndetshëm. Paradoksi francez për rolin mbrojtës që luan vera e kuqe gjatë ushqimit të yndyrshëm dhe me tepër kalori, vjen që nga viti 1979 atëherë kur është ngritur hipoteza për reduktimin e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë në Francë, me anë të konsumit të matur dhe të rregullt të verës. Katër studime të mëdha të kryera në shtete të ndryshme me mënyrë jetese dhe zakone të ndryshme (Danimarka, Kalifornia, Britania dhe Franca) edhe një herë e kanë konfirmuar efektin pozitiv të konsumit në mënyrë të moderuar (të matur) të verës  përsa i përket reduktimit të numrit të vdekshmërisë dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Ndikimi pozitiv i verës së kuqe

Në vitin 1993 është vërtetuar ekzistenca e komponentëve të veçantë në verë, polifenole (Resveratrol dhe procyanidins) të cilët veprojnë si antioksidantë dhe pengojnë oksidimin e kolesterolit të keq (HDL). Një nga përfitimet më të rëndësishme që ka treguar vera është rritja e nivelit të kolesterolit të mirë  në gjak, si rezultat  I rritjes së sintezës në mëlçi.  Vera zvogëlon përqindjen e infarktit miokardiak. Ka një dallim ndërmjet verës francezë dhe verës gjermane, ku cilësia më e mirë e verës franceze I atribuohet prodhimit të saj më të lartë të oksidit nitrik (NO) për shkak të pranisë së polifenoleve.  Ato janëp të rëndësishme për reduktimin e procesit të arteriosklerozës së enëve të gjakut.

Pini në mënyrë të moderuar

Konsumi i verës në sasi të vogla, si relaksues, shkakton uljen e presionit të gjakut  gjatë disa orëve të para pas konsumit të saj. Tek personat e shëndetshëm  vera e kuqe rrit presionin e gjakut me 2-3 mm Hg. Tek personat me presion të lartë të gjakut, ndikimi i verës në rritjen e presionit të gjakut është më i lartë dhe së bashku me të edhe nevoja për një dozë më të lartë të terapisë që përdoret për presionin e lartë të gjakut.  Vera ndikon në pengimin e mekanizmave të qelizave të kancerit duke ulur kështu rrezikun e shfaqjes së kancerit.

Konsumi i përditshëm por në mënyrë të kontrolluar i verës së kuqe, luan një rol mbrojtës në organizëm.  Kjo është quajtur forma – J e konsumit në sasi të moderuar të verës së kuqe, ndryshe nga abstenimi dhe keqpërdorimi i alkolit.

Sasia e lejuar e verës

Sasia e lejuar varion në varësi të gjinisë, moshës, faktorëve gjenetikë, peshës trupore, konsumit të llojeve të ndryshme të ushqimit dhe përdorimit të ilaçeve. Trupi i femrës ka tendencë për ta absorbuar alkolin më shpejtë, për shkak se përmban një sasi më të vogël të ujit dhe nivel më të vogël të enzimave të stomakut. Për këtë arsye sasia e lejuar e verës për burrat dhe për grate e të njejtës moshë dhe të njejtës peshë trupore nuk është e barabartë. Rekomandimet për një konsum të moderuar të verës janë 1-2 gota  në ditë për gratë dhe 2-4 gota në ditë për burrat. Konsumi i verës së kuqe rekomandohet gjatë vaktit të ngrënies pasi në këtë mënyrë ndikon në përthithjen e yndyrës dhe në reduktimin e presionit të gjakut. Abuzimi i alkolit ndikon negativisht në disa organe  dhe mund të shkaktoj rritjen e presionit të gjakut, çrregullime në gjak, dëmtim të mëlçisë, mund të shkaktojë ndryshime kancerogjene, infertilitet, dëmtim të trurit, demencë, psoriazë, sulm në tru, atrofi të muskujve, ndërsa përsa i përket abuzimit me alkolin gjatë shtatzënisë mund të shkaktohet dëmtim i zhvlillimit mendor tek fetusi. Pert pacientët me sëmundje të caktuara reumatike, nuk rekomandohet pirja e alkolit për shkak të rritjes së acidit të urinës në gjak. Për shkak të efektit “të pasigurtë” të alkolit, nuk rekomandohet për pacientët me kardiomiopati. Duhet përmendur ndikimi i tij interaktiv me disa ilaçe të caktuara siç janë: nitrogicerina, anxiolitikët, neuroleptikët dhe kontraceptivët.

Verë e kuqe apo e bardhë

Vera e kuqe ka më shumë efekt mbrojtës  në krahasim me verën e bardhë dhe me birrën. Megjithatë, deri tani nuk janë bërë studime të mjaftueshme të cilat e konfirmojnë me siguri apo e mohojnë këtë benefit të verës së kuqe në krahasim me pijet e tjera alkolike.  Avantazhi i konsumatorëve të verës së kuqe është  stili i tyre i mirë i jetesës  me anë të përdorimit të ushqimit të lehtë dhe të shëndetshëm (fruta, perime, fibra),  përqindja e ulët e duhanpirësve dhe kushtet më të mira socio-ekonomike. Në Francë është vërejtur 50% rënia e vdekshmërisë  në ato zona ku konsumi i verës së kuqe përdoret më shpesh, në krahasim me ato zona në të cilat përdoret më shpesh vera e bardhë. Kjo për shkak të përmbajtjes së resveratolit tek vera e bardhë. Gjetjet epidemiologjike në Amerikën e Veriut, tregojnë se nuk ka dallim të rëndësishëm ndërmjet verës së bardhë dhe verës së kuqe, e cila mund të shpjegohet me anë të ushqimit të ndryshëm në Europë dhe në Amerikë, si dhe arritja më e madhe e ushqimit në krahasim me alkolin tek popullata amerikane. Studimet epidemiologjike kanë konfirmuar benefitet e konsumit të moderuar të verës së kuqe përsa i përket parandalimit dhe reduktimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Për shkak të këtyre fakteve përparësi i jepet verës së kuqe e cila përmbanë komponentë të veçantë (polifenole) të cilat janë përgjegjëse për mekanizmat molekulare të efektit anti-lipemik, anti-oksidues, anti-inflamator.

Shpërndaj