Vetëm 11 % e grave, paraqiten në thirrjen për PAP test, madje edhe atëherë kur ky test është pa pagesë

Më shumë se 30 gra në vit e humbin betejën me kancerin e qafës së mitrës. Në vitin 2008 kanë humbur jetën 43 gra, në vitin 2012 e kanë humbur betejën me këtë sëmundje 38 gra. 

Edhe pse është një nga llojet e rralla të kancerit të cilët mund të shërohen 100% nëse zbulohet në kohë, kanceri i qafës së mitrës është një nga shkaqet kryesore të vdekjes së grave në Maqedoni.

Nga kjo sëmundje e keqe, diagnostikohen më shume se 250 gra në vit, ndërkohë qe vdesin të paktën 30. Edhe pse rritet numri i personave në lidhje me shqyrtimin e programeve të PAP testit, përsëri, kontrollohen 11% e femrave të cilat i përkasin moshës 23 deri në 60 vjeçare,  të cilat i përkasin grupit të shfaqjes së kancerit në qafën e mitrës.

Më shumë se 30 gra në vit e humbin betejën me kancerin e qafës së mitrës. Në vitin 2008 kanë humbur jetën 43 gra, në vitin 2012 e kanë humbur betejën me këtë sëmundje 38 gra. 

Edhe pse është një nga llojet e rralla të kancerit të cilët mund të shërohen 100% nëse zbulohet në kohë, kanceri i qafës së mitrës është një nga shkaqet kryesore të vdekjes së grave në Maqedoni.

Nga kjo sëmundje e keqe, diagnostikohen më shume se 250 gra në vit, ndërkohë qe vdesin të paktën 30. Edhe pse rritet numri i personave në lidhje me shqyrtimin e programeve të PAP testit, përsëri, kontrollohen 11% e femrave të cilat i përkasin moshës 23 deri në 60 vjeçare,  të cilat i përkasin grupit të shfaqjes së kancerit në qafën e mitrës.

Me këto të dhëna, Maqedonia e mirëpret javën Europiane për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, e cila, nën moton ‘Dita e shëndetit’, në Europë  festohet me shumë aktivitete.  Në vendin tonë, ende nuk organizohen aktivitete qeveritare apo jo qeveritare, të cilat do të rrisin ndërgjegjësimin tek gratë në lidhje me këtë sëmundje.

Prandaj, edhe përkrah organizimit të kontrolleve pa pagesë, përsëri e humbasim betejën me këtë lloj sëmundje, edhe pse vërejmë se ordinancat shëndetësore gjinekologjike, si publike dhe ato private, janë të mbushura plot, madje, shpesh ndodh që pacientët të presin përsa i përket rezervimit të terminit.

Nuk do të thoja se e humbasim betejën me kancerin në qafën e mitrës. Kjo do të thotë se ne paraprakisht jemi dorëzuar. Përkundrazi, çdo gjinekolog i kërkon të gjitha mundësitë dhe të gjitha procedurat diagnostikuese moderne  për të zbuluar në kohë të ashtuquajturën faza  parakancerogjene e kancerit në qafën e mitrës, si dhe fazat e hershme të kancerit invaziv, sigurisht,  atëherë kur mund të trajtohen në mënyrë operative dhe nëse është e nevojshme  me radioterapi (madje, në disa faza të caktuara mund tëkemi dhe shërim i plotë). Përqasja moderne (ekipi këshillues i përbërë nga gjinekologë, onkologë, patohistologë, radiologë) kontribuon në gjetjen e shpejtë dhe efikase të diagnozës, si dhe në trajtimin e duhur – u shpreh Dr. Boban Sarxhovski, gjinekolog –obstetër  në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ në Shkup.

Në Maqedoni, në vitin 2008 kanë vdekur 43 gra nga kanceri i qafës së mitrës, në vitin 2012 kanë vdekur 39 gra, ndërsa në vitin 2013 kanë vdekur 36 gra.

Pyetjes nëse shkaku kryesor është fakti se shumë gra nuk kryejnë kontrolle të rregullta gjinekologjike, apo ndoshta, fakti se kohët e fundit shfaqen forma invazive të këtij lloj kanceri, Dr Sarxhovski u përgjigj:

Si në njërën dhe në pyetjen tjetër, gjendet pjesërisht e vërteta në lidhje me zbulimin e kancerit në qafën e mitrës në faza të avancuara.  Një pjesë e mirë e grave kryejnë kontrolle të rregullta ( një herë në vit PAP ose PAP thin prep test – një risi në Acibadem Sistina, si dhe kontroll me ultratingull). Fatkeqësisht, një përqindje e caktuar e tyre, veçanërisht kur përfundojnë me fazën e  riprodhimit, harrojnë të kryejnë kontrolle gjinekologjike. Ritmi i shpejtë i jetës, stresi, ushqimi, pirja e duhanit, imuniteti, ndotja globale si dhe sëmundje të tjera, janë pjesë të mozaikut të shfaqjes së lezioneve parakancerogjene dhe kancerogjene në qafën e mitrës.  Sigurisht, një pjesë të shkaqeve duhet ta kërkojmë edhe tek  aftësitë e viruseve dhe të të gjithë mikrokozmosit (virusi HPV është shkaku kryesor i shfaqjes së lezioneve parakancerogjene dhe kancerogjene) të cilat pësojnë mutacione shumë më shpejtë  se procedura e gjetjes së diagnozës së përshtatshme nga njeriu  – shpjegoi ai.

Në mënyrë që të kurseni surprizat e pakëndshme, gjinekologët rekomandojnë:

Është e vështirë që të mbrohemi, por mund ta parandalojmë.

Rekomandimi për parandalimin e kancerit në qafën së mitrës, për të gjithë popullatën femërore, është kryerja e kontrolleve të rregullta gjinekologjike. Për pacientët tek të cilët rezultati i PAP testit është negativ, është e mjaftueshme kryerja e kontrollit një herë në vit për të zbuluar në kohë lezionet parakancerogjene. Nëse zbulohet prania e virusit HPV apo nëse vërehet ndryshim i qafës së mitrës në fazë fillestare, atëherë në varësi të shkallës së lezioneve parakancerogjene, zbatohen procedura të tjera diagnostikuese për të konfirmuar praninë e virusit HPV, ose konfirmim patohistologjik të shkallës së lezioneve parakancerogjene.  Them detektim të lezioneve parakancerogjene ( dhe jo kancerogjene) sepse zbulimi i lezioneve të tilla është sukses dhe lumturi për gjinekologun dhe pacientët e tij. Mundësi dhe hapësirë për të zbatuar në kohë trajtimin e duhur  – theksoi Dr. Sarxhovski.

Pamjaftueshmëri informacioni në lidhje me rëndësinë e PAP testit

Edhe pse , sipas të dhënave zyrtare, numri i grave të cilat kryejnë kontrolle, përkatësisht numri i PAP testeve gjatë ekzaminimit të kancerit në qafën e mitrës , në Maqedoni është në rritje me 49 %,  në vitin 2012 janë kryer  17,595 PAP teste, ndërsa në vitin 2014 janë kryer  26,270. Me këtë test, kontrollohen vetëm 11%  e numrit të përgjithshëm të grave nga mosha 24 deri në 60 vjeçare , të cilat bëjnë pjesë në grupmoshën e synuar për shqyrtimin e këtij lloj kanceri, paralajmëroi  Shoqata e barazisë, solidaritetit dhe emancipimit të grave  ECE.

Përqindja e rasteve të kancerit në qafën e mitrës të cilat diagnostikohen në faza të avancuara është ende e lartë, shkak për këtë është mos zbulimi në kohë i kësaj sëmundje, e cila nëse zbulohet në kohë, mund të shërohet plotësisht. Këto probleme duhet të tejkalohen nëpërmjet zbatimit të aktiviteteve për  thirrje të grave të cilat i përkasin moshës 24 deri 60 vjeçare, për kryerjen e rregullt të këtyre ekzaminimeve. Por, edhe pas 4 viteve që nga fillimi i skriningut (ekzaminimit), përballemi me një shumë problemesh përsa i përket implimentimit të tij, një nga këto probleme është numri i pamjaftueshëm i gjinekologëve të cilët nuk kanë gjithmonë të dhëna të sakta përsa i përket adresave të pacienteve, prandaj një numër i madh i grave nuk i përgjigjen thirrjes  për shkak të mos informimit të mjaftueshëm të rolit të rëndësishëm që luan kryerja e PAP testit – shprehen nga Shoqata.

Shpërndaj