Vitalë edhe pas moshës 65 vjeçare

Nuk duhet të lejoni që vitet t’ju bëjnë dembelë dhe t’ju pengojnë në aktivitet tuaja të përditshme, aktivitete të cilat i keni kryer edhe në moshë më të re. Prandaj, edhe për më të moshuarit ekzistojnë ushtrime të veçanta të cilat do t’i mbajnë ata në formë dhe do të përmirësojnë gjendjen e tyre shëndetësore.

Ekspertët thonë se një shëtitje e shkurtër prej 30 minutash është e përkryer për të filluar me këtë mënyrë jetese. Shëtitni gjysëm ore, nëse jeni të lodhur, pushoni pak, mblidhni forca dhe filloni përsëri me shëtitjen.personat të cilët merren me aktivitete fizike përfitojnë shumë më tepër sesa ata të cilët e humbasin kohën e tyre duke qëndruar shtrirë në divan dhe duke parë televizor, në vënd që ta zëvendësojnë këtë me një shëtitje të shkurtër. Për më tepër, nuk është e nevojshme që të djersitni për ta arritur efektin e duhur.

Mënyra më e mirë për të mbajtur trupin tuaj në formë dhe për të përmirësuar shëndetin është që të praktikoni ecje  pesë ditë të javës duke i shtuar këtij aktiviteti edhe aktivitete të tjera si noti, biçikletë statike, madje edhe të vallëzoni. Studimet kanë treguar se aktivitetet e përditshme shtëpiake si larja e enëve apo pastrime të tjera në shtëpi, janë gjithashtu një mënyrë për ta mbajtur trupin tuaj në formë. Prandaj, ngrihuni nga divani dhe meruni me lëvizje.

Nëse jeni vazhdimisht në lëvizje, ju i mundësoni zemrës funksionim më të mirë dhe bashkë me të edhe përmirësoni nivelin e endorfinës. Nëse vendosni të merreni me ushtrime, veçanërisht me ngritje të peshave, fillimisht duhet të konsultoheni me mjekun, i cili do të marrë parasyshë dhe moshën tuaj dhe përgatitjen tuaj fizike aktuale. Për shkak të mbingarkesës fizike, ai do të përcaktojë nëse jeni në gjendje të kryeni aktivitete të tilla fizike apo jo.

Ushtrimet me ngritje peshash jo vetëm që do të përmirësojë gjendjen e muskujve tuaj, por do të ndikojë fare mirë edhe në përmirësimin e kockave dhe ekuilibrit tuaj. Mos harroni që para se të filloni me kryerjen e çdo ushtrimi, fillimisht duhet të konsultoheni me mjekun.

Shpërndaj