Vitamina D për eshtra dhe imunitet më të fuqishëm

Nëse periudha verore ishte e shkëlqyeshme për “vjedhjen” e rrezeve të diellit dhe rritjen e nivelit të vitaminës D, ditët vjeshtore dhe dimërore e humbin burimin më kryesor të kësaj vitamine. E dimë se vitamina D ka rëndësi të madhe, por çfarë në të vërtetë bën ajo dhe në çfarë mase është e nevojshme? Hulumtimet e fundit i japin theks rëndësisë së kësaj vitamine në zhvillimin e trurit.

Vitamina D i ndihmon organizimit që më lehtë ta absorbojë kalciumin dhe përmes kësaj luan rol të rëndësishëm për dendësinë dhe fortësinë e eshtrave. Hulumtimet e shumta tregojnë se vitamina D ndihmon në rregullimin dhe krijimin e qelizave përgjegjëse për imunitetin, me çka ndikon mbi gjithë sistemin imun. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë eshtra të dobëta dhe që thyhen lehtë, si dhe fuqia e zvogëluar muskulore te më të rriturit.

Kur duhet të merren suplimentet

Personat e ri dhe të shëndetshëm, të cilët ushqehen në mënyrë të shëndetshme, stërviten dhe qëndrojnë shpesh jashtë në rreze të diellit, nuk kanë nevojë për suplimente. Suplimentet rekomandohen te personat më të moshuar, personat të cilët gjenden në fazën e rehabilitimit, fëmijët e vegjël, si dhe ata të cilët kanë probleme metabolike për shkak të cilave organizimi nuk mund ta përdorë vitaminën D.

A ekziston rrezik për shëndetin nëse tejkalohen vlerat normale të vitaminës D

Hipervitaminoza me vitaminën D mund të sjellë deri te rritja e nivelit të kalciumit në gjak, si dhe paraqitja e gurëve në veshka, si rezultat i shtresimit të tepricës së kalciumit.

Dielli është shëndet

Shfrytëzoni çdo kohë të lirë dhe dilni jashtë. Puna e përditshme në kushte zyre, jo aktiviteti, konsumimi i pamjaftueshëm i ushqimit të shëndetshëm marrin pjesë në faktorët e rrezikut për marrjen minimale të vitaminës D.

Shpërndaj