{"id":5662,"date":"2017-07-13T10:00:18","date_gmt":"2017-07-13T08:00:18","guid":{"rendered":"http:\/\/health.acibademsistina.mk\/al\/blog\/bremenost-novorodencinja\/dr-zllatko-pallcevski-shtatzenia-ne-vere\/"},"modified":"2024-03-04T14:35:57","modified_gmt":"2024-03-04T14:35:57","slug":"dr-zllatko-pallcevski-shtatzenia-ne-vere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/healthacibadem.unet.mk\/sq\/dr-zllatko-pallcevski-shtatzenia-ne-vere\/","title":{"rendered":"Dr. Zllatko Pall\u00e7evski \u2013 Shtatz\u00ebnia n\u00eb ver\u00eb"},"content":{"rendered":"

Temperaturat e larta mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe stresuese p\u00ebr grat\u00eb shtatz\u00ebna, prandaj ato duhet patjet\u00ebr ti ndjekin k\u00ebshillat e mjek\u00ebve t\u00eb tyre gjinekolog\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen sa m\u00eb leht\u00eb me temperaturat e larta t\u00eb stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs. Duhet t\u00eb shmangin t\u00eb gjitha aktivitetet t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr vet\u00eb grat\u00eb shtatz\u00ebna dhe bebet e tyre. \u00a0\u00cbsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kontrolli i k\u00ebtyre aktiviteteve, duke nisur nga marja e rrezeve t\u00eb diellit (ekspozimindaj diellit), noti dhe ushtrime t\u00eb tjera fizike. N\u00ebse shtatz\u00ebnia ka nj\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb rregullt, aktivitetet verore nuk do t\u00eb mund ta d\u00ebmtojn\u00eb\u00a0 periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb gruas shtatz\u00ebn\u00eb, pritjen e ardhjes n\u00eb jet\u00eb t\u00eb foshnj\u00ebs s\u00eb tyre \u2013 k\u00ebshillon Dr. Zllatko Pall\u00e7evski.<\/p>\n

Cilat jan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb ndjejn\u00eb grat\u00eb shtatz\u00ebna gjat\u00eb temperaturave t\u00eb larta t\u00eb stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs?<\/span><\/p>\n

Vera sjell relaksim dhe pushim\u00a0 p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. Por temperaturat e larta gjat\u00eb mujave t\u00eb ver\u00ebs, i p\u00ebrballojm\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi, ve\u00e7an\u00ebrisht grat\u00eb shtatz\u00ebna. \u00a0Nga nj\u00ebra an\u00eb, shtatz\u00ebnia gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb avantazh, p\u00ebr faktin se gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe mund\u00ebsia p\u00ebr shfaqjen e viruseve \u00ebsht\u00eb me e vog\u00ebl, gjithashtu edhe mund\u00ebsia e l\u00ebndimeve gjat\u00eb rr\u00ebshkitjeve nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jen\u00eb duke ecur \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt. Megjithat\u00eb disa gra shtatz\u00ebna e kalojn\u00eb m\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi ver\u00ebn, gj\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb m\u00ebse normale duke pasur parasysh\u00eb faktin se metabolizmi i grave shtatz\u00ebna \u00ebsht\u00eb\u00a0 rritur 20% dhe temperatura e trupit 0.5\u00b0C. K\u00ebto kushte t\u00eb motit mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr grat\u00eb shtatz\u00ebna, prandaj duhet t\u2019iu jepen k\u00ebshilla q\u00eb t\u00eb mund t\u2019iu vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb atyre p\u00ebr ta kap\u00ebrcyer m\u00eb leht\u00eb t\u00eb nxehtin dhe ndryshimet e presionit t\u00eb ajrit. N\u00eb \u00e7do rast duhet t\u00eb shmanget sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e d\u00ebmshme apo mund t\u00eb shkaktoj problem p\u00ebr gruan shtatz\u00ebn\u00eb dhe beben. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb \u00e7do aktivitet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb matur, duke filluar q\u00eb nga marrja e rrezeve t\u00eb diellit, noti dhe deri tek ushtrimet fizike. N\u00ebse shtatz\u00ebnia ka nj\u00eb rrjedh\u00eb normale, aktivitetet verore nuk do t\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb probleme p\u00ebr gruan shtatz\u00ebn\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs, pritjen e ardhjes n\u00eb jet\u00eb t\u00eb bebes s\u00eb saj.<\/p>\n

\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb grat\u00eb shtatz\u00ebna gjat\u00eb \u00ebnjtjeve t\u00eb duarve dhe k\u00ebmb\u00ebve n\u00eb periudh\u00ebn e ver\u00ebs?<\/h2>\n

Shfaqja e \u00ebnjtjeve gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje e shpesht\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb gjendet shkaku i shfaqjes s\u00eb tyre. N\u00eb rast se \u00ebnjtja nuk lidhet me presionin n\u00eb gjak dhe humbjen e proteinave n\u00eb urin\u00eb, mund t\u00eb shkaktohet nga pesha n\u00eb shtatz\u00ebni, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse gjysma e dyt\u00eb e shtatz\u00ebnis\u00eb zhvillohet n\u00eb muajt e ver\u00ebs. \u00cbnjtja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e theksuar\u00a0 ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve (shputa dhe ky\u00e7i i k\u00ebmb\u00ebs) ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs. Kjo gjendje e quajtur \u00ebnjtje ortostatike t\u00ebrhiqet apo zhduket pas pushimit, q\u00ebndrimit shtrir\u00eb, dhe n\u00eb m\u00ebngjes pas pushimit t\u00eb nat\u00ebs.<\/p>\n

P\u00ebrsa i p\u00ebrket udh\u00ebtimeve m\u00eb t\u00eb gjata, si mund t\u00eb leht\u00ebsohet\u00a0 dhe deri n\u00eb cil\u00ebn periudh\u00eb lejohet udh\u00ebtimi?<\/h2>\n

Shtatz\u00ebnia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje fiziologjike n\u00eb organizmin e gruas, dhe n\u00ebse nuk ka ndonj\u00eb problem apo devijim gjat\u00eb kontrolleve t\u00eb rregullta gjinekologjike, sigurisht q\u00eb gruaja shtatz\u00ebn\u00eb mund t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb\u00a0 e sigurt, e rehatshme dhe udh\u00ebtimi t\u00eb jet\u00eb arg\u00ebtues p\u00ebr t\u00eb. Udh\u00ebtimet kryesisht nuk rekomandohen p\u00ebr grat\u00eb shtatz\u00ebna t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb rrezikuara nga hipertensioni, diabeti, gjakderdhja dhe n\u00ebse kan\u00eb pasur m\u00eb par\u00eb aborte spontane. Tremujori i dyt\u00eb i shtatz\u00ebnis\u00eb nga java 14-28 \u00ebsht\u00eb periudha optimale p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar. Udh\u00ebtimet n\u00eb tremujorin e tret\u00eb jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb rehatshme, p\u00ebr shkak t\u00eb presionit t\u00eb mitr\u00ebs\u00a0 n\u00eb fshik\u00ebz dhe rrezikut t\u00eb lindjes s\u00eb parakoh\u00ebshme. \u00a0Megjithat\u00eb, n\u00ebse udh\u00ebtoni me automjet t\u00eb rehatsh\u00ebm dhe b\u00ebni desa her\u00eb pauza , shumica e mjek\u00ebve i lejojn\u00eb udh\u00ebtimit e grave shtatz\u00ebna deri n\u00eb jav\u00ebn e 36 t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb. Grat\u00eb shtatz\u00ebna duhet t\u00eb planifikojn\u00eb kontroll tek mjeku para se t\u00eb nisen p\u00ebr udh\u00ebtim. Ato gra shtatz\u00ebna t\u00eb cilat planifikojn\u00eb t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb destinacione m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, duhet patjet\u00ebr t\u00eb marrin me vete t\u00eb gjitha dokumentat mjek\u00ebsore dhe dokument p\u00ebr grupin e gjakut.\u00a0 Duhet t\u00eb shmangen udh\u00ebtimet n\u00eb ato vende t\u00eb cilat nuk kan\u00eb institucione sh\u00ebndet\u00ebsore cil\u00ebsore, n\u00eb raste nevoje. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb grat\u00eb shtatz\u00ebna t\u00eb ken\u00eb sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor (nd\u00ebrkomb\u00ebtar).<\/p>\n

\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebni gjat\u00eb pickimit ndaj insekteve, a ekziston ndonj\u00eb trajtim i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr grat\u00eb shtatz\u00ebna?<\/h2>\n

Nj\u00eb nga an\u00ebt negative t\u00eb stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs \u00ebsht\u00eb pickimi ndaj insekteve. Ato zakonisht jan\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme. Tek disa gra shtatz\u00ebna mund t\u00eb shkaktojn\u00eb reaksion lokal (\u00ebnjtje, skuqje, kruajtje, dhimbje), nd\u00ebrsa tek ato persona t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb ndjeshme, mund t\u00eb shkaktoj\u00eb reaksion alergjik sistemik. Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebshillat mjek\u00ebsore \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mbulohen pjes\u00ebt e ekspozuara t\u00eb trupit, t\u00eb mos ecni zbathur n\u00ebp\u00ebr bar, ushqimet e \u00ebmbla t\u00eb mbahen t\u00eb mbuluara, n\u00eb zon\u00ebn e pickimit duhet t\u00eb b\u00ebni kompreso me akull. N\u00eb rast t\u00eb ndonj\u00eb reaksioni t\u00eb r\u00ebnd\u00eb alergjik, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb pjes\u00ebn e qaf\u00ebs dhe t\u00eb kok\u00ebs, duhet t\u00eb k\u00ebrkoni menj\u00ebher\u00eb ndihm\u00eb mjek\u00ebsore. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme, n\u00eb shtatz\u00ebni\u00a0 mund t\u00eb p\u00ebrdoren edhe kortikosteroide dhe antihistamina.<\/p>\n

N\u00eb lidhje me dehidratimin e trupit, a \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i shpesht\u00eb tek grat\u00eb shtatz\u00ebna, \u00e7far\u00eb mund ta shkaktoj\u00eb at\u00eb dhe si mund t\u00eb parandalohet?<\/h2>\n

Gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, grat\u00eb shtatz\u00ebna duhet t\u00eb rrisin konsumin e ujit dhe l\u00ebngjeve n\u00eb organiz\u00ebm, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb\u00a0 elektrolitet t\u00eb cilat i humbasin me an\u00eb t\u00eb djers\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb parandalohet dehidratimi, reduktohet mund\u00ebsia e shfaqjes s\u00eb infeksioneve urinare dhe kapsll\u00ebkut t\u00eb cilat mund t\u00eb shkaktojn\u00eb probleme m\u00eb serioze. N\u00ebse trupi \u00ebsht\u00eb i dehidruar, mund t\u00eb fill\u00ebj\u00eb t\u00eb sekretohet hormon i cili \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me hormonin i cili sekretohet para lindjes, duke shkaktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kontraktime t\u00eb rreme. Prandaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb n\u00ebnat e ardhshme t\u00eb konsumojn\u00eb uj\u00eb dhe l\u00ebngje t\u00eb mjaftueshme ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb tremujorin e tret\u00eb t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb.<\/p>\n

A mund t\u00eb na jepni disa k\u00ebshilla t\u00eb shkurtra p\u00ebr shtatz\u00ebnin\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, n\u00eb lidhje me veshjen, ushqimin, marrjen e rrezeve t\u00eb diellit dhe notin gjat\u00eb temperaturave tep\u00ebr t\u00eb larta?<\/h2>\n